Te fundit

Nxënësit kërkojnë rikthimin në punë të mësueses

Pas videos së shfaqur ditë më parë në rrjetet sociale, me pretendimin e rrahjes dhe lidhjes së nxënësit me litar, nga mësuesja e ciklit 9-vjeçar Manuela Datja në shkollën “Sali Alliu” në Peshkopi, nxënës, mësues dhe prindër, kanë protestuar përpara shkollës, pasi sipas tyre, mësueses i është bërë padrejtesi, duke e quajtur ngjarjen një kurth i inskenuar. Me parrulla në duar, nxënësit kërkonin rikthimin e mësueses së tyre në ambjentet e shkollës. Tv Bulqiza intervistoi nxënësin që pretendohet se është dhunuar në videon e publikuar, i cili deklaron se ka qenë një shaka mes shokëve, pasi ata e kanë lidhur, ndërsa mësuesja e ka zgjidhur
Ndërkaq, në mbështetje të nxënsve kanë dalë edhe vetë prindërit të cilën shprehen se fëmijët nuk janë ankuar asnjëherë për mësuesen në fjalë, si dhe kërkojnë rikthimin e saj në punë. Apeli i prindërve shkon për institucionet arsimore, të cilat duhet ta shohin punën e saj nga performanca e jo atyre se cfarë thonë njerëzit rrugës
Edhe kolegët e mësueses Manuela Datja kanë kërkuar rikthim e saj në punë, pasi sipas tyre, ajo është një mësuese shembull edhe pse në moshë është e re
Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video, në të cilën pretendohej se mësuesja e Matematikës në shkollën 9-vjeçare “Sali Alliu” në Peshkopi, po dhunonte nxënësit.