Te fundit

“Oda Dibrane” ne naten e dyte te saj

Diten e shtune ka vijuar nata e dyte e festivalit Oda Dibrane ne qytetin e Peshkopise.Artedashesit Dibrane paten mundesine ne kete nate te dyte qe te ndjekin perfomancat e grupeve te Lures,qendres kulturore Bulqize, Peshkopi e Mat,grupit nga Korca e Tirana dhe grupeve te Gostivarit nga Maqedonia e Veriut. Artistet e ketyre grupeve u grumbulluan ne ambjentet e qendres kulturore ku do te zhvillohej festivali, per te bere provat e fundit para daljes ne skene.Grupi yne i xhirimit ndoqi keto grumbullime ku beheshin prova dhe mori edhe disa prononcime nga artiste te ketyre grupeve. Me pas aktiviteti vijoi me marshimin ne pedonalen e qytetit me paraden e kostumeve ku grupet marshuan e hodhen valle  nen ritmin e muzikes nga curlet e lodrat qe gumezhuan sheshin.  Ne oren 19.30 grupet artistike pjesemarrese ne kete nate pushtuan skenen me rradhe, ku shpalosen perpara jurise profesioniste programet e tyre te larmishme me kenge e valle te tradites ku ra ne sy paraqitja e kostumeve popullore e te gjitha trevave.Ne kete nate binte ne sy edhe pjesemarrja e shumte e artisteve te rinj te cilet premtojne per ruatjen e ketyre vlerave kulturore qe ka vendi yne  dhe trashegimine e tyre nder breza.Perfomancat artistike te te gjitha grupeve me vecantite e tyre moren duatrokitjet e spektatoreve te pranishem ne salle.Ne fund te  nates se dyte ne me mikrofonin tone morem pershtypjet e tyre nga drejtues,dhe artiste kompozitor e muzikante qe kishin ardhur per te ndjekur e vleresuar artistet pjesemarres ne kete aktivitet.