Te fundit

Pagesa nis nga fillimi i 2017 për Durrës-Kukës, rrugët e tjera pa pagesë edhe për dy vjet

04923749-9ebb-498c-b230-f35a115e8dc0-444x333_0
Ministria e Transporteve shprehet se të paktën brenda këtij mandati qeverisës nuk do të ketë plan për rrugë tjetër me pagesë, përveç asaj të Rrugës së Kombit…
Nga fillimi i vitit tjetër, të gjitha veturat që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të paguajnë 5 euro, ndërsa banorët e Kukësit do të përjashtohen nga kjo tarifë. Pas miratimit të ofertës fituese së “Vendeka Bilgi” për dhënien me koncesion të ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë, burimet nga Ministria e Transporteve thanë për Monitor, se në periudhën shtator-tetor do të nënshkruhet kontrata dhe do të diskutohen tarifat dhe brenda gjashtë muajve do të fillojë zbatimi në terren. Kjo nënkupton që në muajt e parë të vitit të ardhshëm, të gjitha automjetet që e kalojnë këtë rrugë do të paguajnë para se të hyjnë në të.
Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”.
Ndërsa për tetë rrugët e tjera, për të cilat një studim i BERZH ka rekomanduar që të bëhen me pagesë, burime zyrtare të Ministrisë së Transporteve thanë se edhe të paktën për dy vjet do të jenë pa pagesë. Brenda këtij mandati qeverisë nuk ka plan tjetër për rrugë me pagesë përveç rrugës së Kombit. Për më tepër që një pjesë e këtyre rrugëve nuk kanë përfunduar ende ndërtimin, si p.sh. ajo Tiranë-Elbasan.
BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Institucioni ndërkombëtar ka kërkuar zbatim të menjëhershëm për rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit (e papërfunduar).
Pak ditë më parë, Ministria e Transporteve njoftoi se bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” është oferta e preferuar për dhënien me koncesion P.P.P të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë.
Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro. Ky bashkim përbëhet nga kompanitë “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”.
Mediat austriake pas humbjes së Partizanit: Salsburgu qe me fat
Mediat austriake e kanë cilësuar me fat skuadrën e Salzburgut për këtë fitore të marrë ndaj Partizanit në Ligën e Kampioneve, pas një sfide shumë të vështirë. “Salzburg fiton betejën e ashpër në Shqipëri” shkruan “Der Standard”, e cila e vlerëson si “të dalë nga hiçi” penalltinë e shkaktuar nga Ibrahimi ndërsa përgëzon displinën taktike të skuadrës shqiptare.
“Vazhdon ëndrra në Ligën e Kampioneve për Salzburgun”, titullon “Sportnet”, i cili i jep rëndësi golit të shënuar në fushën kundërshtare nga kampionët e Austrisë.
Komenti më i ashpër vinte nga “Kurier”. “Një penallti e dhuruar ndihmon Salzburgun e dobët” titullohej artikulli në faqen e internetit, ku theksohej se si Salzburgu duhet ta cilësojë veten me fat që mori një fitore në fushën kundërshtare pas një paraqitje pa ngjyrë.
/tvbulqiza.al