Te fundit

Parashikohen ulje tempraturash, fillojnë ditët me shi

moti-768x432-680x365_cJava që vjen do të ndërpresë për disa ditë stinën e nxehtë të verës, pasi do të sjellë largimin e të nxehtit afrikan dhe uljen e temperatuarave shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit. “Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet më të lartë kryesisht në zonat e Veriut, ku do të ketë edhe shkarkesa elektrike.

Kjo situatë, nga nesër do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave me 3­4 gradë. Në zonat malore nesër, temperaturat nuk do të kalojnë 25 gradët”, thotë Rezarta Xhakollari, meteorologe e Top Channel. Temperaturat e ulëta dhe shirat parashikohen të zgjasin deri ditën e mërkurë, kur do të ketë një përmirësim të motit.

“Territori i Shqipërisë dhe Ballkani do të përjetojnë temperatura të ulta, që nuk i përkasin muajit të gushtit”, shton Xhakollari. Sipas meteorologëve, moti i mirë, por jo i nxehtë si këto ditë kur termometri shënoi temperatura tejet të larta, do të na shoqërojë ditëve në vijim.