Te fundit

Pas Italisë, në rradhë Greqia

1472225269auto_termeDitën e sotme në Athinë është regjistruar një lëkundje tërmeti në orën 16 e 37 minuta, me orën lokale, me fuqi prej 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është përcaktuar në zonën detare pranë ishullit Evia, rreth 100 km në veri-lindje të Athinës, në një thellësi prej vetëm 5 km, ndaj dhe  tërmeti është ndjerë shumë në të gjitha zonat e kryeqytetit grek.

Para goditjes më të fuqishme janë regjistruar edhe katër lëkundje të tjera në të njëjtën zonë me fuqi nga 2.9 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.