Pas mitungut mbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe kandidatin demokrat për bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu, turma e ka pritur me shumë entuziazëm.
Pamjet që shikoni në video janë momentet kur kreu i PD-së Basha dhe Shehu lëvizin në drejtim të qendrës së Peshkopisë, të ndjekur nga mijëra dibranë.
Pasi kanë mbërritur në qendër, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se një entuziazëm i tillë nuk është parë që në ditët e para të demokracisë në Shqipëri që në vitet ’90.
/tvbulqiza.al