Te fundit

Pas Peshkopise, Basha takim me qytetaret ne Shupenze e Bulqize

Basha

 

Kryedemorkati Lulzim Basha pas takimit te mengjesit me qytetaret e Peshkopise, eshte ndalur dhe ne njesine administrative Shupenze e pastaj ne Bulqize. Basha degjoi qytetaret e Shupenzes per problematikat e tyre, si dhe u beri thirrje qe te bashkohen te gjithe bashke per te luftuar kunder kesaj qeverie dhe per te mbrojtur te drejtat e tyre. Pastaj ai u ndal ne Bulqize ku zhvilloi nje takim me Kryesine e Deges se PD Bulqize ne seline blu. Ne takim u disktua per situaten politike ne vend dhe mbi vendosshmerine e opozites per te çuar perpara kauzen per zgjedhje te lira dhe te ndershme.  Kryedemokrati u prit jashte selise nga  qytetare e simpatizante te PD-se, duke vijuar  me tej  takimet me bizneset.Ne keto takime  Basha premtoi lehtesira fiskale, taksa te uleta ,uljen e çmimit te energjise e subvencion per fermeret si dhe “Statusin e Minatorit”.Duke vijuar me viziten e tij ne Bulqize Basha u ndal ne qender te qytetit per te pershendetur qytetaret pjesemarres ku dhe mbajti nje fjalim te shkurter mbi situaten qe po kalon vendi ai tha ne fjalen e ti se  “Shqiperia i ka te gjitha mundesit, ka pasurine ka njerezit punetor. T’i hapim rruge kerkesave tona te drejta, qe t’i kthehet ne radhe te pare minatoreve ate qe ju takon, dhe ketij komuniteti sigurine per te investuar per te ardhmen e femijeve shqiptare. Kjo eshte beteje per te ardhmen dhe dinjitetin e gjithe shqiptareve”, tha Basha.