Te fundit

Pasojat e duhanit të cilat nuk i keni ditur

p_2772Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 kemikate. Çdo tym që duhanpirësit thithin është vetëm maja e një ajsbergu pasi që shumica e këtyre kemikateve janë gazra te padukshme apo të kondensuara dhe mbeten ne gojën apo mushkrite e duhanpirësve. Një numër i mire i këtyre kemikaleve qe gjenden ne timin e cigares ose janë carcinogenic (shkaktues te kancerit), mutagenic (shkaktues te dëmtimit te përhershme të ADNs), ose të dyja bashkë.

Tymi i cigares fillon me paralizimin dhe vrasjen e cilia (qime te vogla qe shtreson traktin e poshtëm respirator dhe largojnë pluhurat nga mushkrit). Dhe kjo i hape derën një numër të madhe problemesh respiratore duke përfshirë:

· pneumonia
· bronchitis kronike
· empfizeme
· sëmundje kronike penguese pulmonare

Duhan pirja gjithashtu prek edhe sistemin qarkullues te trupit. Duhani fut nje numer te gazrave ne gjake duke përfshirë edhe karbon monoksidin. Kabron monoksidi zhvendos oksigjenin dhe ngjitet ne hemoglobine (molekula e cila bart oksigjenin në gjak) me një lidhje 200 herë më të forte se sa lidhja e hemoglobines dhe oksigjenit. Kjo në mënyre drastike e zvogëlon nivelin e oksigjenit në gjak. Nicotine gjithashtu shkakton ndërtimin e yndyrave dhe plakave në enët e gjakut kështu duke i bere ato jo elastike. Të dy këta mekanizma kërkojnë më shumë punë nga zemra dhe si rezultate rritet rreziku për:

· sëmundjet e zemrës / sulmi ne zemër
· sëmundje vaskulare periferale
· aneurysm
· kolesterol të larte në gjak
· goditje në tru
Dhe ky është vetëm fillimi. Pasojat tjera afat-gjata te pirjes se duhanit përfshinë dukuri të shpeshta të:

· kancerit në gojë, fyt, pankreas, mushkëri, veshke dhe fshikëz urinare.
· ulcerës
· problemeve ne jashtëqitje