Te fundit

PASTROHEN MBETURINAT NË MAQELLARË

Menjëherë pas transmetimit të lajmit në TV Bulqizen për ndotjen e rrugës nacionale Burrel – Peshkopi, në vendin e quajtur Maqellarë, njësia administrative Maqellarë ka bërë të mundur heqjen e këtyre mbeturinave që ndotnin çdo ditë ambjentin. Një banorë i zonës falenderon TV Bulqizen për sensibilizimin e bërë pak ditë më parë në lidhje me këtë problem ku drejtues mjetesh e banorë të zonës ngritën shqetësimin e tyre i cili i ndiqte prej vitesh. Edhe pse pikërisht për këto mbeturina ishte gjobitur kryetari i ish komunës Maqellarë, askush nuk bëri të mundur heqjen e këtij stogu të madh i cili digjej çdo ditë:
Sink… Banorë…
Nga ana tjetër, banorët shprehen se shpresojnë që të mos rikthehet e njëjta gjendje më, pasi ndotja dhe rreziku i mbetejeve të tilla është shumë i madh i cili ndikon në çdo gjë që e rrethon, duke nisur nga prodhimet bujqësore e deri tek ajri.