Te fundit

PD Bulqizë  feston 29 vjetorin e themelimit te saj

Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka festuar këtë të shtunë 29 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj force politike në Bulqizë morën pjesë ish drejtues të saj ndër vite, simpatizant, drejtues aktual, drejtues të qendrës ish deputet etj. fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i PD Dega Bulqizë, Defrim Fiku. Por fillimisht ceremonia nisi me një minut heshtje për biznesmenin dhe aktivistin e PD ne vite Murat Duriçi i cili humbi jetën aksidentalisht pak javë më parë.Ne vijim zoti Fiku lexoi nje pershendetje nga themeluesi I pare I kesaj dege Bashkim Lami I cili e kishte te pamundur pjesemarrjen ne kete feste. Më pas fjalën përshëndetëse e mbajtën edhe nënkryetari i degës Edmond Isaku dhe ish deputeti i Qarkut Dibër Xhemal Gjunkshi.I pranishëm në këtë aktivitet festiv ishte edhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edmond Spaho, i cili ne fjalen e tij vlerësoi punën e kësaj dege.