Te fundit

Perfundon festivali folklorik mbarekombetar “ODA DIBRANE”2015

Per 4 dite me rradhe eshte zhvilluar festivali tradicional kombetar “Oda Dibrane” . ”Oda Dibrane “ eshte festivali i kenges e i valles humoristike,
rriteve,alegorise,lojrave popullore. Prej dy vitesh ky festival organizohet edhe ne Diber te Madhe. 20 grupe dhe shoqeri kulturore artistike te cilat vijne nga te gjitha trojet Shqipetare: Shqiperia , Kosova , Maqedonia , Mali i Zi , Presheva e Çameria, me rreth 700 artiste kane gjalleruar jeten artistike ne qytetin e Peshkopise.
Festivali Folklorik “Oda Dibrane” duke u zhvilluar për të 21-tin vit,
tregon per vlera të padiskutueshme te ruajtjes,evidentimit e të interpretimit të folklorit mbarëshqiptar dhe mënyrës mjaft të mirë organizative të tij. Eshtë padyshim një nga Festivalet më të rëndësishme në vendin tonë dhe më gjerë. Kjo veprimtari, edhe në kuadrin e turizmit kulturor, si një veprimtari krejt e veçantë, u ndoq me mjaft interes nga publiku dhe solli vlera të papërsëritshme në drejtim të promovimit të trashëgimisë kuturore shpirtërore mbarëshqiptare.
Në këtë Festival risillen vlerat më të spikatura të folklorit shqiptar të këngës dhe valles humoristike, riteve dhe alegorisë.
Edicioni 21-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar ”Oda Dibrane ishte manifestim tepër i bukur i artit tradicional popullor. Ne kete edicion u ballafaquan vlerat e trashëgimisë kulturore shpirtërore të të gjitha viseve ku banojnë shqiptarët në ndihmë të promovimit të vlerave të folklorit shqiptar.
Kjo veprimtari gjallëroi së tepërmi jetën kulturore në qytetin e Peshkopisë dhe zonat rreth tij, promovoi dhe ballafaqoi vlerat kulturore folklorike, nxiti turizmin kulturor dhe gjallëroi biznesin vendas.
Folklori eshte nje krijimtari popullore e jashtezakoneshme,e paperseriteshme, dhe se nuk mund te behen klasifikime per bukurine e vlerat e tij por vetem per realizimin e tij nga grupet pjesmarrese, juria vleresoi realizimet me te mira te grupeve qe konkuruan si dhe artiste te shquar e kostume autentike. Tri vendet e para i moren Ansambli “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni Kosove, Qendra Kulturore Bulqize dhe fituese u shpall Ansambli i mirenjohur “Karshiaka “ Shkup,Maqedoni .