Te fundit

Perkujtimore ne 1 vjetorin e vdekjes se sportistit te mundjes Izet Keta

   Izet Keta
      U mbush plot 1 vit nga ndarja nga jeta e sportistit te mundjes,punetorit dhe organizatorit te punes ne galerite e minieres Izet keta I pagezuar me nofken Arusha e vogel ne vegjeli, dhe Arusha e madhe pasi mbaroi shkollen fillore.
ARUSHA E VOGEL i mbeti kjo nofkë, deri sa mbaroi shkollën Asllan KETA në Fushë Bulqizë. Pastaj, do te quhej “Arusha e Madhe”, në saj të fizikut që kishte.
“Izet KETA, ka përfaqësuar ekipin e “Korabit” në kategorine e parë të kampionatit kombëtar të mundjes ne vitet 1965 – 1970 dhe është shpallur kampion kombëtar për peshën e tij. Kishte një fizik të shkëlqyer, që, përveç teknikës, dallohej për forcë të madhe natyrore. Ishte kjo force, kaq e dallueshme, që, shokët, i kishin vënë nofkën: Arusha!
Me rastin e 65 vjetorit të krijimit të ekipit të mundjes “Korabi” më 1 nëntor 2014, Izet KETA, është nderuar me medaljen:
“ Nderi i Mundjes Shqiptare”. Dhe me rastin e 50 vjetorit të “Klubit Sportiv Bulqiza” më 21 shkurt 2015, Izet KETA, është nderuar me titullin:
“Nderi i Mundjes Dibrane”, ndërsa, Bashkia Bulqizë e ka nderuar ate me “Certifikatë Mirënjohje”.
Izeti la gjurme edhe ne punen ne miniere, i cili dallohej nga te gjithe tekniket e mesem te minieres, per guximin dhe inisiativen per tu perballur I pari me veshtiresite e galerive.
Bashkepunetoret dhe shoket e tij e mbajne mend si një burrë fisnik,specialist i mirë minjere, organizator i përkryer i punimeve minerare dhe i reparteve ndihmese të saj”.
Në historikun e lëvizjes se pluralizmit dhe krijimit të Partisë Demokratike në Bulqizë, Bashkim Lami, ish kryetari i parë i kësaj strukture na tregon se Izet KETA, ishte në komisionin nismëtar të krijimit të PD – së, nga më aktivët, më i qarti në ide dhe veprimtari praktike, i besueshëm nga të gjithë.”
Sot, Izet KETA, mbush vitin që prehet në Parajsë. Dhe familjarët e miqte duke zbatuar rregullat e zakoneve të vendit, përkujtuan 1 vjetorin mes kujtimeve per Izetin. Eshte studiuesi Aziz keta I cili ka futur ne botim nje liber qe I kushtohet fisit Keta ne fshatin Kocaj ku ne gjetem rastin ti marrim nje prononcim per mikrofonin tone
https://youtu.be/xhvI0Y3U9mo