Te fundit

PERKUJTOHET 76 VJETORI I VDEKJES SE DESHMORIT  AHMET CAMI KOMANDANT I ÇETES SE GOLLOBORDES

Ne kuader te 75 vjetorit  te çlirimit te vendit,Bashkia Bululqize  ka perkujtuar me shume rrespekt  Komandantin e Çetes  se Gollobordes dhe Deshmorin Ahmet Cami. Me kete rast Bashkia Buqize ne bashkepunim me shkollen 9-Vjeçare Ahmet Cami ka organizuar nje aktivitet per te perkujtuar 76 vjetorin e renjes se  Deshmorit  Ahmet Cami.  Aktiviteti u Zhvillu prane shkolles 9-vjeçare Gjorice ku sot mban emrin e deshmorit Ahmet Cami,i cili ka lene gjurme ne histori  duke i trasheguar familjes se tij dhe krahines tone nje shembull  te pakrahasueshem atdhedashurie. Te pranishem ne aktivitet ishin gjithashtu kryeatari i Bashkise Bulqize Lefter Alla ,veterane te luftes ,Neprefekti  Bulqize  Avni Muliu,mesues si dhe banoret te zones se Gjorices. Fjalen e hapjes se aktivitetit e mbajti drejtori i shkolles Fatos Muha i  cili ne emer te shkolles,percolli urimet per te gjithe pjesemarresit,ne fjalen e tij  ai theksoi se jemi  krenar qe shkolla jone mban emrin e Ahmet Camit.      Tefta Cami vajza e deshmorit  Ahmet Cami  pasi falenderoi pjesemarresit  tha ne fjalen e saj se sot jemi ketu per te perkujtuar jo vetem babain tim por te gjithe ata persona te cilet rane deshmore per çlirimin e vendit. Kryetari i bashkise Bulqize Lefter Alla , i pranishem ne kete aktivitet, theksoi se kjo dite eshte teper emocionuese per te, ai tha se  eshte nje dite e rendesishme per te gjithe ne, pasi jemi mbledhur sot per te perkujtuar dike qe edhe pse fizikisht nuk e kemi ketu mes nesh ai ka lene gjurme ne histori duke i trasheguar familjes se tij dhe krahines sone nje shembull atdhedashurie. Deshmoret dhe heronjte kane dale nga populli dhe kane rene per popullin. Pa histori, nuk ka te ardhme. Pa ditur nga vijme, s’e dime se ku do te shkojme e nga duhet te shkojme. Me rrugen e se ardhmes, ndriçojme e rikujtojme te kaluaren.Per figuren e Deshmorit Ahmet Cami foli edhe kryeatri i veteraneve  Xhevat Jella. Me pas femijet e kesaj shkolle  dhe ato te Qendres kulturore te femijeve Bulqize  performuan  per te ftuarit me disa numra artistike me recitimet  kenge e valle.Me pas per  gjithe te ftuarit u shtrua edhe nje koktel.