Te fundit

Përurohet godina e re multifunksionale e TVBulqizës.

Inagurimi
Presidenti I TVBulqizës dhe njëherësh edhe I Radio-Televizineve Shqiptare, Edmond Isaku së bashku me bashkëshorten e tij Mentien, kanë organizuar përurimin e godinës së re multifunksionale të Televizionit, ndërtuar në qendër të qytetit të Bulqizës. Me këtë rast morën pjesë kryetari I Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, kryetari I këshillit bashkiak, Gazmend Kënga, anëtarë të këshillit bashkiak, drejtues të institucioneve, biznesmenë, si dhe drejtues të radio-televizioneve locale Mat, Lezhë dhe Kukës. Mes duartrokitjeve të të pranishmëve shiritin e përurimit e preu pronari I godinës Edmond Isaku së bashku me kryebashkiakun Melaim Damzi . Më pas të pranishmit e shumtë në këtë event bënë vizita në ambientet e brëndëshme multifunksionale të godinës ku përfshihen; TV valor dhe kabllor, bar-kafe,restorant dhe hoteleri, të gjitha ndërtuar e arreduar me arkitekturë bashkëkohore europiane, duke u ofruar e dhënë kështu mundësi banorëve të komunitetit të Bulqizës, por jo vetëm edhe vizitorëve vendas dhe të huaj, si dhe shoqatave, institucioneve dhe individëve të vecantë me salla konferencash, për të marrë shërbime cilësore, efikase e komode, plot shije e elegancë të kohës. Për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktejl ku përshëndeti pronari Edmond Isaku, kryetari I bashkisë, Melaim Damzi, nen kryetari I rrjetit te televizioneve locale lutfi Mecka dhe kolege drejtues te mediave pjesemarres ne kete evenimen.