Te fundit

Peshkopi. Vijon protesta e shofereve te furgonave

shoferet peshkopi

Prej pesë ditësh shoferët e autobuzëve të Dibrës kanë bllokuar terminalin ku nisen dreht Tiranës. Ato shprehen se do ta vijojnë protestën pasi shoqëria që ushtron këtë aktivitet aktualisht ka falsifikuar liçensën. Me këtë liçensë të falsifikuar ka aplikuar dhe e ka rinovuar në Ministrinë e transporteve duke paguar para . Shoferët akuzojnë se shoqëria po u merr shuma deri në 50 mijë lekë të reja në muaj në këmbim të lejes së transportit , dhe nuk i përgjigjet detyrimeve siç janë sigurimet shoqërore. Shoferët akuzojnë se përveç falsifikimit kanë prej më shumë se një viti të pa siguruar.
Ndërsa pronari i shoqërisë shprehet se posedon liçensë të rregullt dhe ka mjetet e nevojshme për të plotësuar oraret.