Te fundit

Peshkopi, Zhvillohet ceremonia e betimit te kryebashkiakut te ri te Dibres, Muharrem Rama

Rama diber
Keshilli bashkiak I Dibres, ka zhvilluar ceremonine e marrjes se mandatit te kryebashkiakut te ri te Dibres, Muharrem Rama, I dale nga zgjedhjet e pjesshme vendore te zhvilluara me 11 shtator. Ceremonia u zhvillua ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures Peshkopi, ku vec keshilltareve moren pjese edhe qytetare dhe punonjes te administrates. Ndodhej edhe inspektori I Agjensise se Zbatimit te Reformes Territoriale, Xhelil Cibaku. Fjalen e rastit per betimin e kryebashkiakut Rama, e mbajti kryetarja e Keshillit Bashkiak, Lulzime Dani.
Ne nje fjale te shkurter krybashkiaku Rama, falenderoi qytetaret e Dibres per besimin e treguar ndaj tij dhe premtoi me shume sherbim e sherbesa per ta
Pas zhvillimit te ceremonise, kryebashkiaku I ri nen shoqerine e administrates dhe keshilltareve, u zhvendos ne zyren e tij prane selise se Bashkise Diber, per tu ulur ne karrigen e kryebashkiakut ku per rreth 3 vite do drejtoje rreth 86 mije banore. Me kete rast ai dha nje interviste te shkurter per mediat.