Te fundit

Peshkopi, zhvillohet ceremonia festive, për kalimin në Ligën Superiore të Sport-Klub Korabit.

Në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala” në Peshkopi, është zhvilluar ceremonia festive, për kalimin e ekipit të futbollit Sport-Klub Korabi në kategorne superiore. Ceremonia ku morën pjesë futbollistë dhe ish futbollistë të Korabit, sportdashës, kontributorë, etj, u organizua nga Bashkia Dibër në bashkëpunim me Sport-Klub Korabin. Takimin e hapi moderatori Defrim Methasani I cili ftoje të pranishmit që të presin me duartrokitje siç dhe e meritojnë ekipin e futbollit Përshëndetën me këtë rast, kontributor të sport-Klub Korabit, si dhe pushtetar dhe ish pushtetar vendor të Dibrës. Më pas futbollistëve iu shpërndanë medalje kampioni në kategorinë e parë në edicionin futbollistik 2015-2016, si dhe kupa e kampinatit të kësaj kategorie…… Ndërkohë në vazhdim të kësaj ceremonie festive, Këshilli bashkiak I Dibrës, akordoi titullin “Nderi I Dibrës”, për ekipin e futbollit të Korabit, që me punën e tij nxori Sport-Klub Korabin në superiore. Në këtë kuadër, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga këshilli bashkiak I Dibrës edhe gazetari sportiv, Defrim Met-hasani .Në shenjë mirnjohje, Sport-KLub Korabi shpërndau dekorata mirnjohje për të gjithë kontributorët që ndihmuan financiarisht në ngjitjen e Korabit në kategorinë superiore të futbollit.
Në përfundim të kësaj ceremonie, intervistuam futbollistë dhe drejtues të klubit, si dhe tifozerinë dibrane “Arbërit” këndej dhe andej kufirit që ka mbështetur e ndjekur ekipin në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar .