Te fundit

PESHKOPIA ME UNAZË TË RE

Unaza Peshkopi

  Ndërtimi i unazës së re në qytetin e Peshkopisë, pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në qytet pasi tashmë kanë alternativa lëvizjeje. Me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe qeverisë shqiptare, janë ndërtuar dhe asfaltuar 2.4 kilometra rrugë në të cilën janë vendosur të gjithë elementët si ndriçimi, trotuaret, mbjellja e pemëve e ndërtimi i veprave të artit. Banorët që jetojnë përgjatë unazës thonë se investimi iu ka krijuar lehtësira edhe atyre pasi tashmë jo vetëm që nuk kanë pluhur apo baltë pranë banesave, por kanë edhe ndriçim  Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha se ndërtimi i unazës ka bërë që të devijohen mjetet e tonazhit të lartë nga qyteti duke i dhënë frymmarrje trafikut në qytet. Gjithashtu, Rama u shpreh se të tjera investime po kryehen në qytetin e Peshkopisë