Te fundit

Plas grushti te “Medreseja” në Tiranë, tregtarët rrihen me policinë bashkiake (VIDEO)

policia_bashkiake_5716Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht ka degjeneruar në dhunë mes policisë bashkiake dhe tregtarëve në zonën e “Medresesë”.

Në disa video të publikuara nga “Jetaoshqef.al” duken pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.

Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.