Te fundit

Policia tregon si u zbuluan 700 kg marijuanë në kamionin e mobiljeve

20160708_212239_resized

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Durrësit zbuluan pak orë më parë rreth 700 kg marijuanë në një kamion moblijesh në Portin e Durrësit.

Sipas policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe sipas deklatarës së policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• R.R. 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Pas dyshimeve të grupit të përbashkët të kontrollit, mjeti tip kamion me targa AA 283 MZ, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, me drejtues shtetasin R.R. u kalua në skaner ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

GE/ tvbulqiza.al