Te fundit

Post Dibra/ Genc Ruli: Betejën e kemi me qeverinë jo me veten

cb0d9e2773f1a1e9618c0358e0323b9f_LDeputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli i ka kthyer përgjigje nga Maliqi të gjithë kritikëve të Lulzim Bashës brenda partisë. Ai thotë se beteja e vërtetë e demokratëve duhet të jetë me kundërshtarin, ndryshe nga kritikat e vazhdueshme të Bregut ditët e fundit, e cila ngul këmbë për një “autokritikë” brenda PD-së.

“Partia Demokratike duhet të jetë përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin qe nuk ka dalë nga vota”.

Duke dashur t’i dërgojë të mërziturve brenda PD-së, se e keqja më e madhe është qeveria, Ruli shton: “E majta e vërtetë është më e zhgënjyera, sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe, por kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Në qoftë se ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtet, jemi vetëm ne, PD”.

Kritikë brenda por edhe jashtë grupit të PD-së kanë qenë deputetët Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduard Selami, Arben Imami, etj.