Te fundit

PRANIMI I MANDATIT TË DEPUTETIT NGA KANDIDATI I PD, ÇOLLAKU MBLEDH STRUKTURAT NË BULQIZË

Collaku
Një ndër emrat që nuk pranoi të linte mandatin e deputetit ishte edhe kandidati i 6 në listën e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Halil Jakimi. Ai dorëzoi një ditë më parë formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe pritet të marrë mandatin e deputetit për Qarkun Dibër. Po në të njëjtën ditë Koordinatori i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku ka mbledhur strukturat lokale në Bulqizë. Çollaku tha se kryesia e PD Bulqizë, ka zhveshur nga çdo funksion politik Halil Jakimin.Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Çollaku tha se PD Bulqizë është më e fortë se kurrë për të vazhduar misionin e nisur Halil Jakimi është kandidati i parë në radhët e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër i cili nuk iu bind vullnetit të Partisë për të mos pranuar mandatin e deputetit.