Te fundit

Preu pishat në Lurë, shpallet në kërkim nga policia

diber3.30

Fotografi nga vendi i ngjarjes

Policia e Dibrës në bashkëpunim më Policinë Pyjore ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A. H., pasi dyshohet se ka prerë 7 pisha në fshatin Gurelurë.

Policia është vënë në dijeni nga informacionet e marra në rrugë operative, se një person ishte duke prerë disa pisha në një zonë jo të mbrojtur në fshatin Gurelurë dhe më pas ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes, shkruhet në deklaratëne Policisë së Shtetit.

Në fshatin Gurelurë Ekonomia Rajonale Lura 1, zonë jo e mbrojtur, policia gjeti 7 pisha të prera dhe të ndara në trupa, gjithësej 2.1 m3.

Në operacionin “Roja e Gjelbër”,  që policia e cilëson në vijim, nga veprimet e para hetimore si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia dyshon se këto pisha i ka prerë shtetasi A.H, i cili porsa ka parë se në drejtim të tij po shkonte policia është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë kamioni me lëndë drusore është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet për ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për ndjekje te mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

GE/ tvbulqiza.al

diber4.30

Fotografi nga vendi i ngjarjes