Te fundit

Prezantimi i iOS 10…bashkë me ankesat e përdoruesve

1473791028applePas daljes në treg të iPhone 7, kompania Apple ka prezantuar edhe versionin e ri të iOS. Pavarësisht pritshmërive, duket se ka pasur ankesa të shumta nga përdoruesit e tij në rrjete sociale.

Sipas këtyre raportimeve, në momentin e përditësimit, pajisjet iPhone 5, 5S, 6 dhe 6S, telefoni bllokohet dhe kërkohet që të lidhet me iTunes për t’u rindezur.

Pas lidhjes me iTunes përditësimi vijon normalisht dhe nuk ka raportime për avari të tjera dhe në forumet teknologjike këshillohet që të mos vendoset pajisja që zotëroni në përditësim nëse më parë nuk e keni lidhur atë me iTunes.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga kompania Apple.

/tvbulqiza.al