Te fundit

Pritet rinisja e kërkimeve për makina të tjera në liqenin e Shkopetit

DSC_4113Pas tre ditësh intensive për nxjerrjen e tre makinave nga thellësia e ujërave të liqenit të Shkopetit, forcat RENEA kanë ndërprerë kërkimet.
Ndalimi i kërkimeve ka ndodhur që ditën e enjte, por të hënën do t’i kthehen sërish kërkimeve për gjetjen e një makine të katërt të dyshuar se ndodhet e zhytur brenda në liqen. Ndalimi ka ardhur për faktin se polumbarët ishin të lodhur për vazhdimin e kërkimeve.
Deri më tani janë nxjerrë tre makina, ndërsa dyshohet që të jetë edhe një e katërt. Për nxjerrjen e makinave që ishin fundosur në liqenin e Shkopetit është dashur ndërhyrja e një vinçi nga Porti i Durrësit.
Sc/tvbulqiza.al