Te fundit

Promovohet libri “Lekë Rajta” burri I madh I një dere të njohur.

Libri Leke Rajta
Në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është promovuar libri “Lekë Rajta burri I madh I një dere të njohur”, me autor Nikollë Loka. Morën pjesë me këtë rast intelektualë, studiues, historianë, miq dhe bashkohës të Lekë Rajtës, që ndër vite kanë punuar e jetuar me të duke e njohur nga afër atë në punë dhe në jetë. Takimin e hapi Osman Vladi, bashkqytetar I vendlindjes së Lekë Rajtës, I cili tha se me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së Lekë Rajtës, jemi mbledhur në këtë tubim për të promovuar librin “Lekë Rajta burri I madh I një dere të njohur” me autor Nikollë Loku. Morën fjalën dhe përshëndetën mjaft nga të pranishmit, bashkfshatar e bashkmoshatar të Lekës nga Lura e Dibrës, si dhe mjaft miq, shokë e dashamirës të tij, të cilët dhanë mbresa e kujtime, si dhe vlerësuan punën dhe veprën e Lekë Rajtës, duke e cilësuar atë si njeriun që ishte e mbeti njeriu I suksesit dhe I vlerave. Foli edhe autori I librit doktorant Nikollë Loka, si dhe redaktori Shkodran Imeraj, punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë, të cilët treguan se për hartimin e këtij libri janë shfrytëzuar mjaft materiale bibliografike nga Arkivi Qendror I Shetetit, Gazeta e revista, Dokumentar e kujrime, të cilat bëjnë që libri të ketë vlera të spikatura shkencore Përshëndeti dhe falenderoi pjesmarrësit në këtë event edhe djali I Lekë Rajtës, ing. Bardhok Rajta nën kujdesin e të cilit u bë I mundur edhe botimi I këtij libri. Në fund për të pranishmit u dha edhe një koktejl.