Te fundit

Promovohet ne fshatin Grazhdan libri I autorit Neki Osmani me titull “Grazhdani i Dibres”

Libri

Eshte promovuar ne nje nga lokalet e fshatit Grazhdan libri monografik “Grazhdani I Dibres”, me autor mesuesin e talentuar te ketij fshati Neki Osmani. Ne kete promovim moren pjese mesues, intelektuale te ketij fshati dhe te ardhur te tjere nga zonat perreth. Mori pjese edhe profesori I letersise. shkrimtari dhe krijuesi Doktor Hajri Mandri ,kryeredaktori I Gazetes Bulqiza,shkrimtari Halil Rama, sponsorizuesi I ketij libri per Grazhdanin biri I kesaj zone Edmond Isaku e te tjere. Takimin e moderoi  publicisti Osman Xhili I cili falenderoi pjesemarresit ne kete promovim duke bere edhe nje prezantim te shkurter te aktivitetit.Ne vijim ai ja dha fjalen per te pershendetur sponsorit te ketij libri,biznezmenit,drejtuesit te mediave locale TV Bulqiza dhe Gazetes Bulqiza, birit te ketij fshati Edmond Isaku, I cili ne fjalen e tij tha se arsyeja e ketij takimi sot ketu ne Grazhdan jane Profesor Nekiu dhe libri I tij Grazhdani I Dibres, U desh professor Nekiu qe te shkruante kete liber, per te promovuar vlerat,historine dhe bukurine e ketij fshati, I cili ka dhe nje kala me te njejtin emer por asnjehere nuk eshte shkruar per te.Me pas e mori fjalen profesori I letersise Doktorr Hajri Mandri I cili ne fillim te fjales se tij tha se dita kur promovohet nje liber, eshte nje feste dhe nje ngjarje e rendesishme per cdo kominitet,por ne menyre te vecante per ate komunitet qe I kushtohet libri sic jeni ju sot.Duke analizuar librin ai nder te tjera theksoi. Edhe shkrimtari dhe kryeredaktori I gazetes Bulqiza  Halil Rama, ne fjalen e tij beri nje recence rreth librit duke permendur te gjitha detajet qe renditen ne liber, si poziten gjeografike,kushtet natyrore,flora,fauna,Grazhdani ne fotografi,formimin e fshatit,fiset,historikun e fiseve,kultura e punes dhe jeteses ne familje e deri tek portretizimi I personaliteteve te shquara te Grazhdanit. Edhe autori I librit Neki Osmani, ne fjalen e tij beri nje prezantim te shkrimeve ne liber, duke e nisur qysh nga fillimi  i tij, duke permendur edhe bashkepunuesit dhe konsultimet e bera me te gjitha fiset e Grazhdanit, duke shperndare nje pyetsor ne keto fise, per te marre historine e tyre, per te qene me afer realitetit qe do te paraqitej ne liber.Duke vazhduar me tej autori tha. Ne kete promovim moren fjalen dhe pershendeten edhe shume te ftuar te tjere te cilet falenderuan autorin per kete veper qe po I dhuron fshatit te tyre dhe I uruan atij jete te gjate dh eta coj me tej punen e nisur me vepra te tjera.