Te fundit

Protestë kundër HEC-it në Zallin e Melthit

Dhjetra banorë të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i madh në Bashikinë e Matit, kanë vijuar protestat e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit. Banorët u mblodhën në kantierin e ndërtimit të firmës që po ndërton këtë HEC duke i kërkuar asaj të ndërpresë punimet. Dhjetra banorë të ardhur edhe nga Tiarana, u shprehën të vendosur për të mos lejuar rrëmbimin e ujit të tyre, për ta futur në tubacione. Me pankarta në duar ku kishin shkruar “Jo HEC por Turizëm”, “Nuk e japim lumin tonë” etj, banorët u zotuan që do ta mbrojnë ujin me çdo çmim Në mbështetje të banorëve ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Ai u shpreh se siç dëmtohet Parku Kombëtarë i Zall-Gjoçajve, po ndodh në shumë zona të tilla në të gjithë vendin. Guri iu bëri thirrje instancave shtetërore që të reagojnë dhe të pezullojnë lejen e dhënë për ndërtimin e këtij HEC-i.                                        Më pas protesta e banorëve u zhvendos pranë burimit ku dhe aty banorët shprehën kundërshtimin e tyre. E gjithë protesta e banorëve të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i madh u monitorua nga policia e shtetit.