Te fundit

Pse nuk duhet të pimë drogë, pasojat dhe efektet

droge-600x340Përdorimi i rrëgullt i drogave të ndryshme, sigurisht që ka një sërë efektesh përcjellëse. Sipas specialistëve të anti-drogës mësohet se efektet e para nga përdorimi i substancave narkotike janë në tru dhe në të gjithë sistemin nervor. Në këtë mënryrë përdorimi i vazhdueshëm bën që të ulet veprimtaria e trurit, çekuilibrimin e sistemit mendor të cilin e largojnë personin nga jeta dhe veprimtaria e përditshme shoqerore. Në këtë rast shfaqen dhe sëmundjet mendore siç janë sikopatia, kapja shpejt nga stesi,humbja shpjet e vetedijes, pagjumesia, mermeritja dhe folja në gjumë, haluçinacione, humbja e kujtesës etj.

Me pak fjalë të sëmurë mendërisht si dhe kaos në gjendjen shpirterore. Efektet që duken në sistemin e tretjes mund të përmblidhen në: përzierje, vjellje, dhimbje barku, bërje kaps, diare, çrregullime në stomak dhe në zorrë, gjakderdhje, ulçera etj. Puna më e madhe për pastrimin e organizmit nga lëndët toksike i bie melçisë dhe veshkave. Për këtë arsye lindin pasoja në bllokime, mosfunksionim për shkak të pamjaftueshmërisë së qarkullimit të gjakut. Përdorimi i drogës ndikon dhe në shikim.

Pamjaftueshmëria në shikim,vështiresi në shikim të dritave dhe të distancave të ndryshme, zmadhim dhe zvogëlim të bebes së syrit, paralizë në muskujt e syrit. Ndikim ka dhe gjaku, pjes ëe cila qarkullon në të gjithë trupin tonë. Gjaku është shumë i ndjeshëm nga substancat narkotike. Anemia, toksikimi i gjakut, ndryshimi i formave dhe sasisë së qelizave të gjakut, kangrena janë pasojat më të rrezikshme. Po ashtu është i pallogaritshëm dëmi që i shkakton droga të lidhurit pas saj,jetës familjare,fëijeve që do të lindin, jetës sociale, ekonomisë së familjes dhe të shtetit nga ana tjetër, nderit personal dhe shoqëror.