Te fundit

Publikohen e-mailet e vjedhura të Soros: “Është arkitekti i çdo grushti shteti në botë 25 vitet e fundit”

sorosleaks675

Një “dosje e nxehtë” është publikuar nga “Dc Leaks” dhe ka të bëjë me miliarderin filantrop George Soros.

 

Me qindra e-maile të vjedhura prej organizatës së tij “Fondacioni për një Shoqëri të hapur” janë bërë publike.

Në to duket qartë se si ai lëviz levat në Washington, duke i bërë SHBA-të të mos duken në sytë e botës si “një far ndriçues i demokracisë”.

Mes e-maileve të hacker-uara dhe të bëra publike janë ato për zgjedhjet europiane të vitit 2014, por edhe ato për vende të veçanta.

Aty shihen fashikuj për financime të organizatave jo-qeveritare të të gjithë botës.

Dhe të mendosh që janë vetëm një pjesë e dokumentave të vjedhura nga “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur”, të George Soros.

Pak ditë më parë Bloomberg raportoi se ishin thyer edhe serverat e Partisë Demokrate duke lajmëruar se ishin vjedhur edhe e-mailet e biznesmenit në fjalë.

Tashmë “Dc Leaks” ka hapur një portal soros,dcleaks.com të dedikuar vetëm për dokumentat e vjedhura nga manjati amerikan.

Aty ndodhen 9 kategori: SHBA, Euroazia, Azia, Amerika Latine, Banka Botërore, Zyra e Presidentit, Souk, ku mund të gjesh mijëra dokumenta që shkarkohen lehtësisht në PDF.

Brenda ka pak nga të gjitha. Komente mbi zgjedhjet në gjysmën e vendeve të botës, raportet mes liderëve të vendeve europiane dhe bilance apo parashikime amerikane.

Gjenden dosier për krizën Ruso-Ukrainase.

Lapsi.al është duke i kontrrolluar këto dosje dhe do të sjellë në ditët në vijim edhe ato që flasin për Shqipërinë.

Në hyrje është një shpjegim që tregon arsyen e publikimit të këtyre dokumenteve.

“George Soros është një manjat hungarezo-amerikan, investitor, filantrop, aktivist politik dhe autor me origjinë hebraike. Ai drejton më shumë se 50 fondacione botërore dhe rajonale. Është konsideruar arkitekt i çdo grushti shteti në të gjithë botën në 25 vitet e fundit. Për shkak të buratinëve të tij SHBA janë konsideruar një rrodhe dhe jo një far i lirisë dhe demokracisë. Shërbyesit e tij i kanë thithur gjakun miliona e miliona personave vetëm për ta bërë atë të pasurohet më shumë. Soros është një oligark që financon Partinë Demokrate të SHBA, Hillary Clinton, qindra burra të politikës në gjithë botën. Kjo faqe është hapur për t’i lejuar kujtdo që të shohë më qartë atë që ndodh në fondacionin e Soros dhe lidhjet e tij. Po ju prezantojmë planin e punës, strategjitë dhe priorotetet e aktiviteteve të tjera të Soros. Këto dokumente do të hedhin dritë mbi një njeri që ka influencë në të gjithë botën.” – thuhet në hyrje të dokumenteve të publikuara.

/tvbulqiza.al