Te fundit

Pukë, arrestohen 2 punonjës policie për abuzim me detyrën

imagesDy të ndaluarit nën gradën “inspektor”, Bib Kol Luka, 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani, 51 vjeç, dyshohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.
Nga hetimet disa mujore të kryera nga njësia e Ministrisë ë brendshme ka rezultuar se në njësitë administrative Luz-Qerret dhe në Qelëz, kishte zona të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve.
Gjatë këtij aksioni policor u asgjësuan mbi 21 mijë rrënjë bimësh kanabis sativa.
MF/tvbulqiza.