Te fundit

PUNIMET NË RRUGËN E ARBRIT, ndërtohen dy urat në Bulqizë

urat rruga e arberit 

  Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit po vijojnë me ritme të shpejta në të gjithë segmentet ku ka nisur puna. Ndonëse ende nuk ka nisur hapja e aksit në njësinë administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, segmenti nga ura e Zerqanit e deri në Bllatë është pothuajse i përfunduar. Ura mbi lumin Drin e cila ka një gjatësi prej 300 metrash dhe lartësi afro 10 metra është ndërtuar. Ndërtimi i kësaj ure për banorët e zonës jo vetëm i ka dhënë formë rrugës, por edhe ka rritur besimin në komunitet se Rruga e Arbrit më në fund po ndërtohet dhe nuk është më si më parë që niste sa për fushata elektorale. Firma që ka me nënkontraktim këtë segment rrugor ka përfunduar edhe urën mbi Zallin e Bulqizës. Edhe kjo urë është e përfunduar. E gjithë traseja në fshatin Gjoricë e Poshtme është ndërtuar dhe me përfundimin e dy urave, pritet të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e gjithë këtij aksi. Ndërkohë, punime po bëhen edhe në ndërtimin e urës mbi urën e Vashës në Klos.