Te fundit

Qaf-Buall, stogu i mbeturinave ndotës per ambjentin

Mbeturinat Qaf Buall
Ndonëse Bashkia e Bulqizës ka gjetur një vend për grumbullimin e mbeturinave të ndryshme urbane në qafën e Buallit. Ata janë shpërndarë kudo përgjatë aksit Qaf-Buall – Krastë. Ashtu si në Mat, edhe këtu mbeturinave iu vihet flaka duke shkaktuar një ndotje të madhe në mjedis. 1200 minator të Bulqizës që lëvizin dy herë në dit në këtë rrugë, përballen me këtë ndotje, sikur të mos iu mjaftonin gazrat e nëntokës që thithin gjatë gjithë orarit të punës. Po ashtu, djegia e mbeturinave në këtë vend është problem edhe për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor, duke iu bllokuar edhe fushëpamja. Një minator e merr guximin të flaës, ndërsa të tjerë jo pasi i druhen largimit nga puna:
Burime të sigurta nga këshilltarët e majtë në mbledhjen e këshillit Bashkiak në Bulqizë, thonë se në buxhetin e bashkisë është planifikuar një fond për mbulimin e këtyre mbeturinave, por siç shihet edhe nga pamjet, ata jo vetëm nuk janë mbuluar, por digjen në mes të ditës.