Te fundit

Qindra tregtare te vegjel ne Peshkopi protestojne ne rruget e qytetit dhe para bashkise .

Tatimoret e Dibres kane detyruar tregtaret e vegjel ne pazarin e qytetit te mbyllin dyqanet e tyre e te dalin ne rruge per te protestuar kunder vendosjes se kasave fiskale pasi sipas tyre kjo eshte nje e padrejte qe I behet kesaj kategorie tregtaresh duke pasur parasysh kushtet ne te cilat ato tregtojne mallrat e tyre si dhe taksat e paperballueshme per tu paguar .
Jane pikerisht 300 tregatre te ketij qyteti qe prej vitesh ushtrojne aktivitetin e tyre ne pazarin e Peshkopise ne shi e debore nderkohe qe perveç taksave dhe qerase qe duhet ti paguajne pronarit te tokes jane urdheruar sot nga tatimoret te nderpresin aktivitetin e tyre deri ne vendosjen e kasave dhe rregjistrimin e tyre sipas ligjeve ne fuqi .
Me pas ata kane trokitur ne dyert e bashkise Peshkopi per te kerkuar nje zgjidhje te problemit nderkohe kreu I Bashkise Shukri Xhelili per mikrofonin tone ka dhene dhe detajet e ketij takimi me nje perfaqesi te tregtareve protestues,
Sipas Kryebashkiakut aktiviteti I tyre ne pikpamjen e ligjit eshte I jashteligjshem por kemi rene dakord qe ato te regjistrohen si tregtare ambulant e qe te ndodhe kjo duhet dhe miratimi I tatimoreve . Ne dyert perpara bashkise degjohen edhe zera qe kundershtojne kategorikisht cdo lloj kompromisi duke kercenuar deri ne greve urie sebashku me femijet e tyre.