Te fundit

QKR DIBËR, RRITET NUMRI QË REGJISTROJNË BIZNESIN

Edhe në zyrën e qendrës kombëtare të regjistrimit në Dibër, ditët e para të shtatorit kanë qenë më të ngarkuara sa i përket numrit të qytetarëve që kanë regjistruar bizneset e tyre. Sipas specialistit të kësaj qendre, Hajri Shehu, vetëm ditën e parë të shtatorit numri i të regjistruave është sa i gjithë muaji gusht. Duke qenë se në këtë zyrë shërbehet me dy sportele qytetarët nuk e kanë patur të nevojshme të presin në radhë:
Sink… Hajri Shehu… Specialist QKR Dibër…
Ndërkaq, tregtarët e Dibrës janë të ndërgjegjshëm sa i përket aksionit të qeverisë, pasi jo vetëm luftohet informaliteti, por mundëson edhe barazinë mes bizneseve pasi disa janë të rregullt e të tjerë bëjnë konkurencë të pandershme:
Sink… Sefedin Korsi… Tregtar…
Bizneset që janë regjistruar pranë QKR janë nga më të ndryshmet, të cilat përgjithësisht janë për herë të parë dhe jo filiale të bizneseve ekzistuese.