Te fundit

Rama flet për investimet në Dibër

Peshkopia
Kryetari i Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama në një intervistë të dhënë për mikrofonin tonë shprehet entuziast sa i përket vëmendjes që i është dhënë nga ana e qeverisë bashkisë që ai drejton. Rama tha se aktualisht Bashkia e Dibrës e kryesisht qyteti i Peshkopisë i është futur rilindjes urbane për investimet që po kryhen në pedonale etj. Po ashtu, Rama ka besim që qeveria Rama do të investojë edhe në rrugën e arbrit, një premtim ky i dhënë në fushatën e tij elektorale:
Nga ana tjetër, qytetarët janë të ndarë në dy mendime. Nga njëra anë thonë që po investohet në qytet, por rruga e arbrit e investimet e tjera të premtuara, kanë frikë se do të mbeten të tilla si në këto 26 vite:
Problem më i madh i qytetarëve dibran, vazhdon të mbetet mospërfundimi i rrugës së Arbrit, ç’ka do të ndikonte direkt në zhvillimin ekonomiko-social të rreth 200 mijë banorëve.