Te fundit

Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga Ministri i financave Shkelqim Cani ,zhvilloi nje vizite ne qytetin e Bulqizes.

     Kkryeministri Edi Rama, ka vizituar qytetet Burrel dhe Bulqizë. Në këto vizita ai është shoqëruar nga ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe deputetët e zonës, Shkëlqim Cani dhe Përparim Spahiu. Gjatë vizitës në qytetin e Burrelit, kryeministri Rama ka ndaluar në Uzinën e Ferrokromit, ku ka parë në vend vënien në punë të kësaj uzine, si dhe është interesuar për kushtet e punës për metalurgët. Uzina e Ferrokromit në Burrel prej vitesh kishte ndaluar punën për pasurimin e kromit, duke lënë pa punë të paktën 200 metalurgë. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama u shpreh tejet i kënaqur që në këtë uzinë filloi puna për përpunimin e kromit, gjë për të cilën u investuan 15 mln USD. Mbi bazën e investimeve të dhëna, kjo uzinë do krijojë një potencial punësimi për 600 punëtorë, rroga e të cilëve do të jetë 600 dollarë, -tha gjatë kësaj vizite kryeministri Rama. Pas kësaj vizite Kryeministri i shoqëruar edhe nga kryetarja e bashkisë, Adelina Farrici, ka bërë një vizitë në këndin e lojrave që po ndërtohet në Burrel, i cili është drejt përfundimit të tij. Ndërsa në ndalesën e tij të dytë, në qytetin e Bulqizës, Rama ka ndaluar fillimisht në Minierën e kromit Bulqizë, ku veç të tjerëve u prit edhe nga një grup punonjësish kinez që punojnë në këtë minierë për thellimin e pusit nr.9, hapja e të cilit hap perspektivën e shfrytëzimit të saj edhe të paktën me 20 vite të tjera. Kryeministri gjatë takimit me punëtorët kinezë, duke i pyetur për shëndetin, u është drejtuar atyre në shqip, duke i thënë gjithsecilit prej tyre – “si je”, si pwr tw thwnw qw ata duhet tw mwsojnw shqip. Kjo kwrkesw e Kryeministrit pwr kinezwt qw tw mwsojnw shqip, ndofta u bw për të thënë se bashkëpunimi me kinezët do vijojë për gjatë, po të kemi parasysh edhe marrveshjen e nënshkruar së fundmi në Samitin e Kinës me 16 vende të Evropës Juglindore zhvilluar në Beograd. Nw kwtw Samit, u deklarua hapja e një sërë projektesh me financime kineze, ku vetë kryministri Rama deklaroi se projekti i parë që do të çelë siparin e këtyre financimeve, do të jetë Rruga e Arbërit, ndërtimi i së cilës do të nisë në vitin e ardhshëm 2015, gjë e cila është mjaft e mirpritur nga Bulqiza, Dibra dhe dibranët këndej dhe andej kufirit. Gjatë inspektimit në minierë, foli ministri Gjiknuri, i cili e informoi Kryeministrin se ndër vite kjo minierë, ka qrenë pre e abuzimit dhe grabitjes. Me ndërhyrjen e qeverisë dhe investimin e ri në krom prej 25 mln usd, kjo minierë tashmë është vënë nën kontrollin dhe funksionimin ligjor të saj. Një informacion më të detajuar për mirfunksionimin e minierës dha për Kryeministrin Rama, drejtori i kësaj miniere Edmond Xhafa. Pasi ka përfunduar vizitën në minierë, Rama nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Bulqizë, Myfit Duriçi, ka inspektuar investimet e dhëna nga qeveria për sistemim-asfaltimin e rrugëve në lagjen Gjeologu dhe rikonstruksionin e Gjimnazit. Gjatë këtyre vizitave kryeministri Rama u shoqërua edhe pse nuk ishin lajmwruar pwr njw gjw tw tillw, nga qindra banorë të këtyre qyteteve dhe të zonave përreth që kishin dalë në pritje të tij.