Te fundit

Reagimi thumbues ndaj Metës për milionat e fituara në Lazarat

tahiri-meta-420x301 (1)_0Deklarata e Metës për të marrë përsipër përgjegjësinë e gjendjes së kanabisit në vend ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“E ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe turizmi dhe jo kanabisi. Për këtë çështje politika duhet të marrë një vendim dhe nuk duhet t’i shmaget. Është mjaft e rëndësishme të vendoset në mënyrë të përgjegjshme se si do të sillemi në ktë ardhmen me këtë fenomen”.

Ndërkohë që regimi i Tahirit ishte si një kujtesë ndaj Metës se situata ka qenë e tillë edhe në kohën kur ai qeveriste me Berishën. Madje shkoi më tej, duke i përmendur atij fitimet marramendëse që vinin nga Lazarati kur ai ishte në qeveri me PD –në.

“Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit!”

/tvbulqiza.al