Te fundit

Reagon ish Kryetari I Komunes Zerqan Defrim Fiku per protesten e banorëve të fshatit Smollik, në Njësinë Administrative Zerqan të bashkisë Bulqizë. (VIDEO)

Defrim Fiku
Gjatë këtyre ditëve, TVBulqiza ka transmetuar në një nga edicionet kryesore të lajmëve, një kronikë që bën fjalë për një protestë të organizuar nga banorët e fshatit Smollik në Njësinë Administrative Zerqan, të bashkisë Bulqizë, të cilët pretendojnë se firma ndërtuese e një HEC-i në zonën e tyre nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për ndërtimin e një rruge automobilistike që lidh këtë fshat me rrugën nacionale. Për të marrë një informacion më të saktë në këtë drejtim TVBulqiza, ju drejtua ish kryetarit të komunës Zerqan, zotiti Defrim Fiku, I cili sqaron se kanë qenë një pjesë e banorëve të këtij fshati të cilëve ju prekeshin tokat nga ndërtimi I rrugës, që kanë kundërshtuar ndërtimin e saj.Ndërkohë ish kryekomunari Fiku, pohon se aktualisht ndërtimi I këtij segmenti rrugor prej rreth 800 metrash, mbetet bashkia Bulqizë, pasi me ndryshimet e bëra ne legjislacion nga qeveria nuk mund të ndërhyhet për ndërtimin e rrugëve pa leje.