Te fundit

Realizohet me sukses operacioni i Ismail Kadaresë

Kadare_1

Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka realizuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kadare po mbahet ende nën kujdesin e mjekëve pas ndërhyrjes që realizoi dhe aktualisht Kadare ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Të njëjtat burime thanë se brenda 2 ose 3 ditësh ai të lërë ambientet e spitalit, shkruan Lapsi.al

Shkrimtari 80-vjeçar vuan nga problemet urologjike dhe para dy ditësh u shtrua me urgjencë në një spital privat në Tiranë.

/tvbulqiza.al