Te fundit

Reforma në Shëndetësi largon 30 punonjës të spitalit Rajonal Dibër


Reforma në sistemin e shëndetësisë nuk ka përjashtuar as Spitalin Rajonal në Dibër. Kane punuar ne kete spital rajonal 384, dhe kane mbetur 354, 30 punonjës të këtij spitali janë larguar nga puna me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.Priten te largohen edhe 20 infermeier te tjere, nga informacionet e marra nga spitali rajonal i Dibres. Infermieret shprehen per mikrofonin tone se eshte fryer administrate ne spitalin e Dibres, prandaj ministria e shendetesise duhet ti shohe me mire situatat. Vetë punonjësit janë grumbulluar para spitalit në Peshkopi duke protestuar për këto largime ku sipas tyre janë të pabaza. Vetë punonjësit që janë infermier dhe sanitar thanë se në njoftimet e largimit nuk ka asnjë motivacion, dhe protestat do te vijojne edhe ne ditet ne vazhdim. Ata pretendojnë se largimet janë të pabazuara pasi kanë eksperiencë pune mbi 25-vite:
Kete fat mund te kete edhe spitali i Bulqizes.