Te fundit

RENEA nxjerr makinën e tretë nga ujërat e Shkopetit

DSC_4111

Polumbarët e RENEA-s dhe policia ka nxjerrë ditën e sotme nga ujërat e liqenit të Shkopetit një automjet të tretë.
Automjeti i nxjerrë është tip Mercedes-Benz “2500”, me targa AA 587 CP dhe është denoncuar i vjedhur nga shtetësja K.H., banuese në Kamëz të Tiranës, në shkurt të këtij viti.
Sipas deklaratës së policisë së shtetit, automjeti mendohet se ka rreth tre muaj që qëndron në ujë.
Më herët u nxorrën nga ujërat e liqenit dy automjete të tjera, ku njëri prej tyre rezualtoi i vjedhur në Lushnjë.
Ndërkohë polumbarët e RENEA-s po vijojnë përsëri kërkimet për automjetin që dyshohet të ketë rënë tre netë më parë në ujërat e liqenit.
GE/ tvbulqiza.alDSC_4113

07shkopet7