Te fundit

Rilidhi energjinë elektrike, arrestohet 30-vjeçari në Fushë-Bulqizë

telat-sot-2Policia e Bulqizës ka arrestuar 30-vjeçarin Vilson Alla pasi ka rilidhur energjinë elektrike, ndërprerë për mos pagimin e saj.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi ka ardhur pasi punonjësit e OSHEE kanë konstatuar rilidhjen e energjisë elektrike, ndërprerë pak ditë më parë, për mos pagimin e saj.

Për 30-vjeçarin kanë nisur hetimet bazuar në nenin 137 të Kodit Penal.

/tvbulqiza.al/