Te fundit

Rinis lëvizja e bagëtive pas mbylljes së moratoriumit

1471267681MBULIM_15_3Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti urdhëroi sot fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve.

Pas urdhërit për ndalimin e lëvizjes së bagëtive për shkak të sëmundjes së dermatozës nodulare, që në vend preku vetëm 300 krerë nga 300 mijë gjithësej, Ministria e Bujqësisë vendosi të lehtësojë masat bllokuese.

Ministria në fjalë njofton se treguesit e sëmundjes janë përmirësuar pas vaksinimit të kafshëve.

Më herët, shoqatat e agrobiznesit kërkuan që në qarqe ku nuk ka rrezik aktiviteti në ferma të rinisë normalisht. Ata deklaruan se urdhëri i ministrit po favorizonte mishin e importit dhe po çonte në falimentimin e fermave në vend.

MF/tvbulqiza.al