Te fundit

Roshi shënon në ndeshjen e parë me skuadrën e re

roshi-1-780x439

Odise Roshi ka shënuar golin e parë me skuadrën ruse të Terek Groznit.

Roshit i janë dashur vetëm dy ditë për t’u bërë protagonist me skuadrën e Terek Groznit dhe ka shënuar golin e parë me rusët qysh në debutim.
Fieraku firmosi për ekipin çeçen të premten dhe shkëlqeu që në ndeshjen e parë me fanellën e kësaj skuadre, në një miqësore që u luajt sot kundër Bologna.
Roshi nuk e filloi ndeshjen, por u fut në fushë ne pjesën e dytë të ndeshjes, ku iu deshën vetëm pak minuta për të lënë menjëherë shenjë, pasi në minutën e 71-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e portës së skuadrës italiane.
Ky ishte edhe goli i fitores për skuadrën ruse, pasi ndeshja përfundoi 1¬0 për Terek Groznit në këtë miqësore të zhvilluar në Itali.

Pas kësaj miqësore, skuadra ku luan edhe shqiptari tjetër, Bekim Balaj, do të udhëtojë nesër drejt Rusisë, për të mbyllur atje përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, shkruan “Telegrafi”.
GE/ tvbulqiza.al