Te fundit

Rreth Nesh

            Themelimi i TV Bulqizës ka ndodhur në datën 03.05.1998 

Pas disa konsultash me disa miq, vendosa krijimin e TV Bulqizës. Per afro 2 jave, pasi bëmë blerjen e aparaturave dhe marrjen e lejes në Bashkinë e qytetit të Bulqizës, doli sinjali i parë i TV Bulqizës. Njerëzit me të cilët unë bashkëpunova ishin Myrteza Gjoka, Bellumb Dervishi, Kel Dervishi, Ilir Toska, Rolanda Musta dhe Azem Teta. Qëllimi i hapjes së televizionit ishte informimi i komunitetit, argëtimi dhe trajtimi i problemeve ekonomike, sociale dhe kulturore. Ky televizion është në shërbim të të gjithë komunitetit, grupimeve politike, fetare, bizneseve dhe të gjithë shtresave të ndryshme sociale. TV Bulqiza që nga krijimi deri më sot ka qenë i paanshëm dhe transparent.

Drejtori
Edmond Isaku