Te fundit

Rrethinat e Peshkopisë pushtohen nga mbeturinat

Mbetjet Peshkopi

  Vendi ynë po përballet vazhdimisht me ndotjen e ambjentet për shkak të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend. Një situatë problematike shihet edhe në rrethinat e qytetit të Peshkopisë. Siç shihet përroi i lagjes së llixhave është tejet i ndotur. Mbeturina nga më të ndryshme janë hedhur në këtë përrua duke nisur nga ato të konsumit të përditshëm e deri tek mollët e pa shitura të fermerëve dibranë. Banorët e kësaj lagjeje shprehen se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë pasi jo vetëm është një imazh i keq për qytetin, por krijohet edhe një ndotje e madhe. Me një situatë të tillë përballen edhe frekuentuesit e ujërave termale të qytetit të Peshkopisë. Por një problem është edhe ndërgjegjësimi qytetar pasi edhe pse aty ndodhen 2 kontenier të vendosur nga bashkia, siduket nuk janë shfrytëzuar aspak  Një panoramë e ngjashme shihet në të gjithë territorin përreth qytetit të Peshkopisë, duke krijuar një imazh të keq për të gjithë ata që e vizitojnë këtë qytet.