Te fundit

Rrihet për vdekje pasi i thyen telefonin burrit

1475049475celulari28 vjeçari kinez është arrestuar pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij, e cila i kishte thyer ekranin e celularit.

Gruaja u gjet e vdekur dhe me dëmtime të rënda në kokë në 15 shtator, në shtëpinë e saj në qytetin Jinçuan, sipas “People’s Daily Online”. Sipas policisë, gruaja është goditur disa herë në kokë me një send të fortë, që mendohet se ka qenë shkop druri.

Pas një ndekjeje dy javore, burri ka rënë në prangat e policisë ku ka dhënë edhe deklaratën e tij. Ky person kishte dalë në mëngjes nga shtëpia dhe pasi ishte kthyer, kishte parë të thyer celularin e tij.

Duke qenë se bashkëshortja i ankohej gjithmonë se ishte i varur nga celulari, ai mendoi se kishte qenë pikërisht ajo që ia kishte thyer.

/tvbulqiza.al