Te fundit

Rruga e fshatit Sojan prej vitesh e lënë në harresë, flet banori

DSC_4158

Rruga e fshatit Sojan në Burrel është e amortizuar dhe prej vitesh nuk ndërhyet për shtrimin e saj.

“Rruga është parajsë, pa rrugë nuk ka jetë”, shprehet Vlash Stojani, banor i fshatit Sojan, pasi na ka treguar për peripeictë që kalon për të shkuar në Burrel.

Vlashi detyrohet të dalë në rrugën nacionale që lidh Tiranën me Dibrën, nëpërmjet një shtegu, pasi rruga e fshatit të tij nuk është e përshkueshme nga furgonat që të dërgojnë në Burrel, për shkak të gjendjes shumë të keqe të saj.

Sipas Vlashit rruga është 5 km dhe shtrimi i saj do t’i ndihmonte 350 banorët e fshatit që të lidheshin lehtësisht me rrugën nacionale Tiranë-Dibër, që për ta është e rëndësishme sepse i lidh me Burrelin.

GE/ tvbulqiza.al