Te fundit

Rruga e Krastes po shkaterohet dita dites, prej 30 vitesh pa vene dore ne te

Rruga Kraste
Aksi nacional Qaf e Buallit-Kraste ne njesine adtministrative Martanesh te bashkise Bulqize me nje gjatesi 20 km eshte nje nder akset me te demtuara,ku prej 30 vjetesh nuk eshte investuar asnjeher.Kjo rruge eshte e demtuar mbi 80% e cila ka demtime si prishje te asfaltit,kanalet anesore, muret mbajtese dhe mungesa e sinjalistikave.
Murat Bala nje banor I kesaj zone,shprehet se si pasoje e demtimit te ketij aksi ka sjelle dhe mjaft aksidente me pasoje vdekjen, ku po ta shohesh ne cdo 3 km ka nje memorjal me emrat e viktimave ku nr i te cileve eshte mbi 20
Administratori i njesise administrative Martanesh Gentjan Haslika shprhet se Aktualisht kjo rruge ka pasur vetem nje mirmbajtje rutine nga ana a e nje firme e cila tashme i ka mbaruar kontrata e cila ka qen shume pak e mjaftushme per banoret e ketij komuniteti
Mehmet Koka aktualisht banor dhe biznezmen kerkon te ngrihet grupi hetimor pasi sipas tij jane bere tenderime ne tavolina duke ndare parate me njeri tjetrin dhe jo per te mirembajtur rrugen.
Martaneshi njihet si zone mineral mbajtese shprehet nje banor dhe ushtrojne aktivitetin e tyre rreth 100 firma te kromit duke transportuar mijera ton krom ne vit nga ky pellg ne kete rruge te demtuar
Drejtues te automjeteve shprehen se kjo rruge eshte mjaft e shkaterruar dhe se gjate dimrit kjo eshte e veshtire, po ashtu me shume veshteresi kalohet edhe tani prej gropave per gjate gjithe ketij segmenti.